Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Turneu “Futsal Junior” nis më 16 janar/ Drejtori Teknik i SHRFT: Interesi për të marrë pjesë shumë i lartë nga shumë klube, ja si mund të regjistroheni

Shkruar nga NEWSPORT
Turneu “Futsal Junior” nis më 16 janar/ Drejtori Teknik i
“Futsal Junior”

Edicioni i dytë i turneut “Futsal Junior” i organizuar nga FSHF, ShRF Tiranë dhe Agjencia  Parqeve Rekreative pritet të nisë më 16 janar. Një aktivitet i rëndësishëm që ka në qendër fëmijët e moshave U-9, U-11 dhe U-13 e ku përveç promovimit të futbollit të sallës e futbollit të fëmijës, ka si synim edhe argëtimin e ndërveprimin e tyre me njëri-tjetrin.

Drejtori Teknik i SHFRT, Igli Mumajesi, në një intervistë për FSHF tregon më tepër rreth turneut. Ndër të tjera ai zbulon se pjesë e turneut nuk do të jenë vetëm ekipe nga kryeqyteti, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë e jo vetëm. Interes për të marrë pjesë në këtë turne ka edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Është një turne futsalli për fëmijë që ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm te fëmijët që merren me futboll. Është një bashkëpunim i fortë që kemi me Drejtorinë Teknike në FSHF, me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit që na ka vënë në dispozicion parkun olimpik “Feti Borova”.

Ky turne ka si qëllim të promovojë sportin e bukur të futsallit, që është një disiplinë shumë e rëndësishme në UEFA. Ka si qëllim të ndihmojë në rritjen e cilësisë së fëmijëve dhe gjithashtu të krijojmë një hapësirë gjithëpërfshirëse ku fëmijët të argëtohen dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin”.

Duke qenë se e organizon SHRF Tiranë, a mund të marrin pjesë ekipe të tjera fëmijësh nga jashtë Tiranës apo edhe nga treva të tjera shqiptare? – “Ne në planin tonë kemi si qëllim që ta zgjerojmë këtë turne. Impakti që ka krijuar turneu ka qenë shumë i bukur dhe interesi ka nisur më shpejt se sa e kishim parashikuar. Kemi interes nga ekipe nga Maqedonia e Veriut e Kosova. Interes kanë edhe klubet jashtë Tiranës, që do të përfshihen pak e nga pak pasi mundësia që turneu të jetë shumë i gjërë nuk është shumë e madhe pasi kemi në dispozicion vetëm një sallë”.

Si mund të regjistrohen të gjithë të interesuarit? – “Procedura e regjistrimit funksionon nëpërmjet aplikimit të lirë që bëhet pranë ShRFT ose mund të shkruajnë në e-mailit: [email protected] dhe afati i regjistrimit është deri ditën e martë”.

Poll

Lexo gjithashtu