FSHF
Federata e Futbollit njofton përfundimin e bashkëpunimit me Juljan Ahmati si trajner i Kombëtares shqiptare U-19.
Tekniku shqiptar e drejtoi Kombëtaren U-19 që prej marsit të vitit 2024 dhe, me marrëveshje të përbashkët mes palëve, është vendosur mbyllja e këtij bashkëpunimi.
Federata e Futbollit e falënderon trajnerin Juljan Ahmati për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të Kombëtares U-19, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vijim të karrierës së tij profesionale.
Poll

