Kombetarja U19
Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare U19. Disi në mënyrë të papritur, tekniku ka njoftuar largimin, duke mbyllur kështu një aventurë 2-vjeçare.
“Faleminderit President Armand Duka. Faleminderit FSHF. Ju falënderoj për mundësinë që më dhatë që këto dy vite të drejtoj ekipin kombëtar U-19”, shkruan ndër të tjera 46-vjeçari.
Tashmë ky i fundit mbetet një trajner i lirë, pa ekip. Kujtojmë se Ahmataj ka një karrierë interesante si trajner, pasi ka drejtuar ekipe si Teuta, Luftëtari, Tirana dhe Skënderbeu. Ndërkohë që Shqipërinë U19 e ka drejtuar në 22 ndeshje, duke fituar 6, barazuar 5 dhe humbur 11.
Poll
