Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Shënon gola “vrasës” siç i do Ilir Daja, talenti që po “trondit” Dinamon dhe Kombëtaren lider absolut

Shkruar nga NEWSPORT

=

Shënon gola “vrasës” siç i do Ilir Daja, talenti
Bjorni Duka

Bjorni Duka është një nga futbollistët më të spikatur në këtë sezon të ri të futbollit të moshave në Shqipëri. Kapiteni i Dinamos U19 dhe Kombëtares shqiptare U19 po shkëlqen në këtë start sezoni.

Në 4 ndeshjet e para, mesfushori i qendrës ia ka dalë që të shënojë 4 gola. Një lider i vërtetë në fushë, ku dita-ditës bëhet edhe më i rëndësishëm, qoftë për dinamovitët apo kuqezinjtë.

17-vjeçari shihet si një nga talentët më premtues të futbollit shqiptar. Ndërkohë që vlen të theksohet, se pavarësisht moshës, Duka ka kontratë me ekipin e parë të Dinamos, duke qenë një altenrativë cilësore edhe për Ilir Dajën.

Poll

Lexo gjithashtu