
Projekti “100 Fushat”
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.
Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.
Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.
Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin
Poll