Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për moshat U-12 dhe U-13, Tirana triumfon në të dyja grupmoshat

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për moshat U-12
Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për moshat U-12 & U-13

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale uli siparin në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa për dy ditë në Tiranë dhe Fier u zhvilluan ndeshjet e grupeve për të gjitha ekipet rajonale të moshave U-12 dhe U-13 u sfiduan në ndeshje direkte.

Fituese të turneut u shpallën ekipet përfaqësuese rajonale të Tiranës për të dyja grupmoshat, 2012 dhe 2013.

Finalja e kategorisë 2012 përballi përfaqësuesen rajonale të Tiranës dhe të Shkodrës, duke u mbyllur me fitoren 7-0 në favor të Tiranës, ndërsa në finalen e kategorisë 2013, Tirana fitoi ndaj Korçës me rezultanin 10-2.

Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12 dhe U-13 ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre grupmoshave nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Tirana, Korça, Shkodra dhe Lezha.

Turneu u organizua nga FSHF në bashkëpunim të gjitha shoqatat rajonale të futbollit, ndërkohë faza finale e zhvilluar në Shtëpinë e Futbollit u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë.

Ky turne ka si synim kryesor evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF dhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafi i të gjitha ekipeve kombëtare, për të seleksionuar lojtarët e rinj që mund të jenë potencial i ekipeve kombëtare të moshave në vijim.

Rezultatet e ndeshjeve të grupit A:

 

Datëlindja 2012, U-13

Fieri – Durrësi                         3-0
Elbasani – Gjirokastra           6-0
Fieri – Elbasani                       3-0
Durrësi – Gjirokastra             4-1
Durrësi – Elbasani                  1-1
Fieri – Gjirokastra                  7-0

Datëlindja 2013, U-12

Fieri – Durrësi                         2-0
Elbasani – Gjirokastra           12-1
Fieri – Elbasani                       5-1
Durrësi – Gjirokastra             10-2
Durrësi – Elbasani                  3-1
Fieri – Gjirokastra                  5-2

 

Rezultatet e ndeshjeve të grupit B:

 

Datëlindja 2012, U-13

Tirana – Korça                       6-0
Lezha – Shkodra                   0-2
Lezha – Korça                        3-1
Tirana – Shkodra                  1-1
Tirana – Lezha                       2-2
Shkodra – Korça                   10-0

Datëlindja 2013, U-12

Tirana – Korça                      11-1
Lezha – Shkodra                   2-4
Lezha – Korça                        3-8
Tirana – Shkodra                  16-1
Tirana – Lezha                       6-2
Shkodra – Korça                    2-6

Gjysmëfinale U-13:
Shkodra – Elbasani               1-1 (kualifikohet Shkodra me penallti)
Tirana – Fieri                         4-1

Gjysmëfinale U-12:
Tirana – Durrësi                   15-3
Korça – Fieri                          3-3 (kualifikohet Korça me penallti)

Ndeshja finale, U-13:
Tirana – Shkodra                  7-0

Ndeshja finale, U 12:
Tirana – Korça                     10-2

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga