Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në Stamboll të Turqisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme. Këto vendime lidheshin me zhvillimin e futbollit europian në vitet e ardhshme.
Sigurisht që në këtë mbledhje nuk kishte si të mungonte presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili njëkohësisht është edhe zv.president i UEFA-s. Pas mbledhjes në kryeqytetin e Turqisë, Duka ka reaguar në rrjetet sociale.
"Nga Stambolli, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u diskutuan dhe u miratuan vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian.
Një ndër vendimet kryesore ishte miratimi i formatit të ri të kompeticioneve të ekipeve kombëtare pas vitit 2028, me synimin për më shumë rivalitet, balancë sportive dhe ndeshje më konkurruese për tifozët në të gjithë Europën”, shkruan Duka.
