Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Konferenca Kombëtare e Përgatitjes Atletike, në fokus zhvillimet në futbollin modern dhe sfidat e reja

Shkruar nga NEWSPORT
Konferenca Kombëtare e Përgatitjes Atletike, në fokus zhvillimet
Përgatitja Atletike

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua Konferenca Kombëtare e Përgatitjes Atletike nën kujdesin e Departamenti i Edukimit në FSHF, për përgatitësit atletikë.

Në këtë konferencë morën pjesë rreth 50 përgatitës atletikë, të cilët patën mundësinë të përditësojnë njohuritë e tyre në lidhje me teknologjitë dhe metodologjitë më të reja në fushën e përgatitjes atletike.

Gjatë takimit, u trajtuan tema të rëndësishme si përdorimi i sistemeve GPS dhe sistemi live për monitorimin e performancës, si dhe si këto teknologji mund të kontribuojnë në përmirësimin e përgatitjes dhe rezultateve të atletëve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua aktualitetit të profesionit të përgatitësit atletik, me fokus te licencimet e reja dhe kërkesat për kualifikim në klube. U prezantua gjithashtu rruga e re për trajnim dhe licencim, përkatësisht për kursin UEFA B Fitness Coach, i cili është i domosdoshëm për të vazhduar përgatitjen profesionale në këtë fushë.

Ekspertët e fushës udhëhoqën seminarin në “Shtëpinë e Futbollit”, Iris Selimi, përgatitës atletik i Kombëtares, Erion Meta, përgjegjës për përgatitjen e portierëve dhe i ftuar special nga Italia ishte Daniele Cenci, përgatitës i K-Sport.

Gjithashtu, i ftuar ishte edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, i cili diskutoi me pjesëmarrësit rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik në një skuadër futbolli.

Në fund të takimit u shpall fituesi i çmimit prestigjioz “Kronometri i Artë” për përgatitësin atletik më të mirë të vitit që u fitua nga Andri Babaj i KF Egnatias, çmim që iu dorëzua nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Ky çmim u caktua përmes një votimi nga vetë pjesëmarrësit dhe përfaqëson një simbol të nderit dhe arritjeve të përgatitësve atletikë në nivel kombëtar.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë profesionale, për të ndarë eksperienca dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron futbolli modern.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga