Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

6 dhe 7 maj, FSHF organizon turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për vajza U-14

Shkruar nga NEWSPORT
6 dhe 7 maj, FSHF organizon turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale
Turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për vajza U-14

Federata e Futbollit do të organizojë Turneun e Shoqatave Rajonale më 6 dhe 7 maj, me pjesëmarrjen e ekipeve të moshës U-14 për vajza.

Turneu do të zhvillohet në Fier dhe Kamëz (Tiranë).

Ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në dy grupe: në grupin e parë do të jenë Fieri, Elbasani dhe Korça, ndërsa në grupin e dytë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve, më 7 maj do të luhet finalja e turneut në Kamëz.

Ky turne ka për synim kryesor rritjen e cilësisë së lojtares mesatare, evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF, si dhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafet e ekipeve kombëtare, me qëllim seleksionimin e lojtareve të reja që mund të jenë potencial për ekipet kombëtare të moshave në të ardhmen.

Sipas rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë me dy pjesë nga 18 minuta secila.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga