Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Gjest fisnik, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Shkruar nga NEWSPORT
Gjest fisnik, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan dhuron gjak për
Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto një jetë”, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Dega Elbasan dhe Bankën e Gjakut Elbasan, dhuruan gjak për t’i ardhur në ndihme atyre fëmijëve dhe pacientëve talasemikë.

Nismës së Shoqatës iu bashkuan trajnerë, gjyqtarë, delegatë dhe zyrtarë të saj. Kjo iniciativë është në vijim të fushatës sensibilizuese të Federatës së Futbollit për të dhuruar gjak, duke nisur që nga administrata e FSHF e më gjerë.

Me anë të kësaj fushate jepet mesazhi që nëpërmjet futbollit mund të ndikojmë pozitivisht në shoqëri dhe në ndihmë të grupeve në nevojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga