Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF Sunday League/ ATS mposht Dajtin në shtesë dhe fiton titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League/ ATS mposht Dajtin në shtesë dhe fiton titullin
FSHF Sunday League/ ATS

ATS u shpall ekipi kampion i edicionit 2024-2025 në “FSHF Sunday League Albania”, duke triumfuar ndaj Dajtit në një sfidë plot emocione dhe rivalitet të madh.

Takimi u zhvillua në fushën e “Shtëpisë së Futbollit” dhe të dyja skuadrat dhuruan spektakël dhe luftë sportive deri në sekondën e fundit.

Ndeshja u mbyll 0-0 në kohën e rregullt, ndërsa gjithçka u vendos në shtesë, ku Erald Leci shënoi golin që i dha fitoren dhe titullin skuadrës së ATS.

Ky ishte titulli i parë kampion për skuadrën e ATS në kampionatin amator “Sunday League”.

Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve për ekipet finaliste dhe titulli për kampionët.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dorëzoi medaljet dhe trofeun për ekipin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga