
Met Nallbani do të mbahet mend gjithmonë si një nga tifozët më të kulturuar dhe fisnikë të Dinamos, i cili gëzonte edhe respektin e kampeve rivale. Ndarja nga jeta e Metit ka bërë bashkë mbështetësit e Dinamos për ti shkruar një mesazh “lamtumire”, ashtu siç atij i ka hije, një tifozi të dashuruar me ekipin e tij të zemër, Dinamon:
“Metin e gjeje gjithmonë tek një kafe pranë Stadiumit Dinamo. Mua këtu me ke thonte dhe sa herë kaloja aty ndaloja per te pirë kafe me Metin. Vetëm per Dinamon i rrihte zemra dhe çdo ditë tregonte një histori të re per klubin. Nje ditë me tha, nëser ne orën 10 të pres do të të jap banderolat e Dinamos, nuk kam më fuqi, përdori si te duash. Te nesërmen i mora banderolat, ishte nje thes i madh qe peshonte pa frikë mbi 30 kg.
Unë isha i ri dhe mezi e ngrija të mendosh qe ai ato banderola i merrte me vete ne këmbë jo vetem tek Stadiumi Dinamo por deri tek ‘Qemal Stafa’ ku zhvillonte ndeshjet Dinamo. Met Nallbani ka merita të mëdha në rikthimin e emrit te Dinamos nga Olimpik në Dinamo Tirana. Sa për emrin e ri Dinamo City sigurisht që nuk ishte dakort.
Çdo person që ka kaluar tek klubi Dinamo e njeh Metin sepse ai çdo dite ishte tek kompleksi, ndiqte çdo stervitje, në nder te tij rruga pranë kompleksit Dinamo ka marrë emrin rruga ‘Met Nallbani’. Nuk ishte kurrë dakort qe Dinamo te bëhej pjesë e pazareve, ne vitin 2004 Dinamo i la finalen e Kupës Partizanit, Meti protestoi duke kthyer banderolat përmbys.
Ishte i pari në Shqipëri që vendosi flamujt me shkrimin ‘Çamëri, Kosovë, Tetovë, Shqipëri Etnike’ në stadium. Sa shume mund te tregosh për këtë dinamovit te Madh... Respekt te përjetshme veprës së tij dhe kontributit tek Dinamo”.