Në emër të FIFA-s, i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së ishte z. Elkhan Mammadov, drejtori i Federatave Kombëtare në FIFA. Në fjalën e tij të rastit, ai shprehu përshëndetjet në emër të Presidentit dhe Sekretarit të FIFA-s dhe vlerësoi zhvillimin e FSHF-së ndër vite dhe bashkëpunimin mes federatës sonë dhe FIFA-s.
Mammadov përgëzoi dhe falënderoi në emër të FIFA-s Presidentin Duka për angazhimin e tij për të zhvilluar futbollin shqiptar dhe për të gjitha arritjet në krye të FSHF-së.
“Është një kënaqësi e madhe për mua të jem sot në Tiranë dhe të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Para së gjithash, dëshiroj të përcjell urimet më të ngrohta dhe përshëndetjet më të mira nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Mattias Grafström. Dhe sigurisht, nga e gjithë administrata e FIFA-s, e cila punon shumë ngushtë me kolegët këtu në FSHF.
Futbolli në Shqipëri ka të bëjë me pasionin, me zhvillimin. Është një temë diskutimi e përditshme brenda komunitetit. Futbolli ka të bëjë me tifozët. Dhe sigurisht, është një moment për të qenë krenar. Çdo shqiptar duhet të jetë krenar për ekipin kombëtar dhe për zhvillimet e futbollit shqiptar. Ne jemi FIFA dhe jemi shumë të kënaqur të shohim bashkëpunimin fantastik me FSHF.
Dua të përgëzoj z. Duka, mikun tim të shtrenjtë Armand, për përmbushjet dhe arritjet, për lidershipin tuaj afatgjatë, dedikimin dhe angazhimin tuaj për të zhvilluar futbollin. Kjo dëshmon qëndrueshmëri dhe konsistencë ku vizioni na sjell së bashku për të përmbushur suksese.
Dua t’ju falënderoj në emër të FIFA-s për angazhimin, dedikimin për të zhvilluar futbollin në vendin tuaj të bukur dhe të na ndihmoni ne që t’ju kemi si shembull frymëzimi dhe shpresoj që Shqipëria të kualifikohet në Kupën e Botës. Suksese në ndeshjet e radhës, suksese të gjithëve”, – tha Drejtori i Federatave Kombëtare në FIFA, z. Elkhan Mammadov.
