Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, FSHF vlerëson kontributin e gazetarëve në promovimin e futbollit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, FSHF vlerëson
Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë

Federata e Futbollit uron të gjithë gazetarët sportivë shqiptarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin me të cilin pasqyrojnë çdo ditë futbollin shqiptar dhe aktivitetet sportive në vend.

Gazetarët sportivë kanë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut, promovimin e futbollit dhe përcjelljen e vlerave të sportit, duke afruar tifozët me ekipet kombëtare dhe garat vendase.

Federata e Futbollit falënderon të gjithë gazetarët sportivë për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe vlerëson bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite në shërbim të zhvillimit dhe promovimit të futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu