Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Derbi ballkanik! FSHF zyrtarizon dy ndeshjet miqësore, Kombëtarja shqiptare do të përballet me... “fqinjët”

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi ballkanik! FSHF zyrtarizon dy ndeshjet miqësore, Kombëtarja
FSHF

Kombëtarja shqiptare U-15 e djemve do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në muajin qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë dakordësuar zhvillimin e këtyre dy takimeve më 22 dhe 24 qershor.

Takimi i parë do të luhet më 22 qershor në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, duke nisur nga ora 17:30, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 24 qershor në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në ora 11:

Këto ndeshje do të kenë në fokus përgatitjen, aktivizimin dhe testimin e futbollistëve të rinj. Për stafin kuqezi, këto sfida miqësore përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të evidentuar talentet premtuese, si edhe për të ndjekur nga afër zhvillimin dhe potencialin e lojtarëve të kësaj grupmoshe.

Shqipëri U-15 – Maqedoni e Veriut U-15, 22 qershor 2026, ora 17:30, stadiumi “Skërnderbeu”, Korçë

Maqedoni e Veriut U-15 – Shqipëri U-15 – 24 qershor 2026, ora 11:00, stadiumi “Biljanini Izvori”, Ohër

Poll

Lexo gjithashtu