Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF merr pjesë në Konferencën “UEFA Grow për Burimet Njerëzore dhe Menaxhimin Financiar” në Varshavë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF merr pjesë në Konferencën “UEFA Grow për Burimet
Konferenca "UEFA Grow për Burimet Njerëzore dhe Menaxhimin Financiar"

Federata Shqiptare e Futbollit mori pjesë në Konferencën “UEFA Grow për Burimet Njerëzore dhe Menaxhimin Financiar”, e organizuar më parë në Varshavë, Poloni, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të federatave europiane të futbollit.

Konferenca u fokusua në çështje që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiar brenda federatave, strukturat organizative, proceset e brendshme, planifikimin strategjik si edhe sfidat që lidhen me zhvillimin institucional dhe rritjen e efikasitetit operacional.

Gjatë sesioneve të ndryshme të punës u diskutua gjithashtu mbi menaxhimin e marrëdhënieve financiare me shoqatat rajonale dhe lokale të futbollit, përmirësimin e menaxhimit të të dhënave financiare, si edhe ndryshimet transformuese në fushën e Burimeve Njerëzore.

Federata Shqiptare e Futbollit u përfaqësua në këtë aktivitet nga Drejtori Administrativ, Aldi Topçiu, Drejtorja e Financës, Irma Zëri, si dhe specialistja e Departamentit të Financës, Marilda Mema.

Në kuadër të konferencës dyditore, Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, mbajti edhe një prezantim mbi evoluimin e organigramës së FSHF-së ndër vite, duke ndarë me pjesëmarrësit eksperiencën e Federatës Shqiptare të Futbollit, arsyet e ndryshimeve strukturore dhe sfidat kryesore të hasura gjatë këtij procesi zhvillimi institucional.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes federatave europiane, si edhe për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve administrative dhe financiare të FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu