FIFA feston ditën e sotme 122 vjetorin e themelimit dhe në këtë ditë të veçantë për institucionin më të madh të shtëpisë së futbollit, nuk mund të mungonte kurrsesi dhe urimi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Në një postim në rrjetin e tij social, Duka përcjell mesazhe vlerësuese drejt kreut të FIFA-s, Gianni Infantinos për këtë ditë historike që kulmon dhe për nisjen e Kupës së Botës 2026.
Më tej, presidenti i FSHF-së thekson se kjo ditë reflekton dhe rëndësinë që ka futbolli si një forcë bashkuese mes njerëzve dhe kombeve.
URIMI:
"Sot festojmë 122 vjetorin e themelimit të FIFA-s, shtëpisë më të madhe të futbollit botëror. Në këtë ditë historike, përgëzoj FIFA-n dhe të gjithë anëtarët e saj. Në veçanti, dua të uroj Presidentin Gianni Infantino në këtë ditë historike suksese të mëtejshme. Kjo është një ditë për të reflektuar mbi fuqinë e futbollit si një forcë bashkuese mes njerëzve dhe kombeve. Gëzuar FIFA-s!"
