Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“E kemi pak në gjak vuajtjen”, Hysaj përgatitet për Serbinë: Të marrim sa më shumë minuta në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
“E kemi pak në gjak vuajtjen”, Hysaj përgatitet për
Elseid Hysaj

Shqipëria mposhti Letoninë me shifrat 1-0 në mbrëmjen e sotme. Në përfundimin e sfidës, Elseid Hysaj doli në prononcim për mediat.

“Futbolli ka ndryshuar shumë, nuk ka skuadra të vogla. Më shumë duhet të shqetësohemi pse nuk i mbyllim ndeshjet. Por ne e kemi pak në gjak të vuajmë në ndeshje. Unë gjithmonë këtu vij të luaj, si futbollist kam pasur gjithmonë qejf të luaj për kombëtaren. Por duhet të dëgjojmë trajnerin sepse është zgjedhja e tij dhe do ta respektojmë.

Nuk kemi nevojë të flasim për ndeshjen ndaj Serbisë. Shpresoj që të marrim sa më shumë minuta në kampionat sepse duhet të jemi sa më gati për serbët.”, u shpreh Hysaj.

Poll

Lexo gjithashtu