Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ "Giro d'Italia" vendos Shqipërinë në qendër të botës, zbulohen datat kur do të zhvillohet gara e madhe e çiklizmit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Giro d'Italia" vendos Shqipërinë në
Giro d’Italia

Ditën e sotme janë zbuluar edhe datat kur do të zhvillohet gara e madhe e çiklizmit. “Giro d’Italia” do të zaptojë rrugët e Shqipërisë në muajin e ardhshëm.

Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se më 9, 10 dhe 11 maj e gjithë vëmendja do të jetë në Durrës, Tirana dhe Vlorë, vende këto që do të presin edhe çiklistët e shumtë nga e gjithë bota.

Saktësisht 180 çiklistë profesionistë dhe kampionë do të garojnë mes tyre, ku për 3 ditë Shqipëria do të jetë në qendrën e të gjithë botës.

“???? Për herë të parë në historinë e vet… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI????????????????????‍♂️

Një nga spektaklet më të mëdha të çiklizmit botëror do të hapë siparin e Nisjes së Madhe (Grande Partenza) në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë????

????‍♂️180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale, por edhe duke e promovuar si s’ka më bukur si një destinacion fantastik turistik????”, shkruan në postimin e tij kryeministri.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga