Është zhvilluar finalja e Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League, ku FC Dajti ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Primo MFC, duke fituar trofeun e këtij sezoni.
Skuadra e Dajtit e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 19-të me golin e Dushkut. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 26-të, Albis Dajti dyfishoi shifrat, duke i dhënë ekipit të tij një avantazh të sigurt që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Primo MFC u përpoq të reagonte, por FC Dajti administroi mirë lojën dhe vulosi fitoren në minutën e 51-të me golin e Pillatit, duke mbyllur përfundimisht takimin në shifrat 3-0.
Me këtë sukses, FC Dajti shpallet fitues i Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League, duke kurorëzuar një rrugëtim shumë pozitiv në këtë kompeticion.
