Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

U sulmua nga Luiza Gega, Izmir Smajlaj reagon pasi u zgjodh president i FSHA, i del në mbrojtje edhe peshëngritësi shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
U sulmua nga Luiza Gega, Izmir Smajlaj reagon pasi u zgjodh president i FSHA, i
Izmir Smajlaj

Izmir Smajlaj tashmë ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Ish-atleti shqiptar ditën e djeshme u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Pas marrjes së këtij porti ndaj tij është “sulmuar” nga Luiza Gega, me këtë të fundit që shprehet se i ka manipuluar zgjedhjet në Asamble dhe se nuk do afër vetes njerëz që e duan këtë sport.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi i kreut të Atletikës. Smajlaj shprehet se përgjegjësia është mbi të dhe se në 4 vitet e këtij mandate do të bëjë çmos që sporti te të rinjtë të jetë një zgjedhje.

Ndër të tjera për ata që e kundërshtuan shkruan se do të ndryshojnë mendim nga suksesi i tij si president i Atletikës, teksa shprehet se do të përveshë mëngët për të mirën e këtij sporti.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve!

Sot, kam nderin të jem Presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Nuk është vetëm një fitore personale, por një detyrim madhor ndaj çdo të riu që ëndërron vrapin, kërcimin, përpjekjen dhe lavdinë në pistë. Për katër vitet e ardhshme, do bëj ÇMOS që sporti, veçanërisht tek të rinjtë, të mos mbetet më vetëm një alternativë, por një rrugë dinjitoze jete!

Kush më mbështeti, do ndjejë krenari.

Kush më kundërshtoi, do ndryshoj mendim nga suksesi që do të ndërtojmë bashkë.

Sepse puna nuk njeh llafe.

Dhe atletika është për ata që dinë të guxojnë !

T’i përveshim mëngët dhe të fillojmë punën!

Përpara me zemër, përpara me vullnet!

Me respekt, Izmiri”, ka shkruar kreu i Atletikës.

Ndërkohë në mbrojtje të tij i ka dalë edhe peshëngritësi shkodran. Erkan Qerimaj i ka uruar suksese në punën e re dhe se diçka të tillë e ka merituar.

U sulmua nga Luiza Gega, Izmir Smajlaj reagon pasi u zgjodh president i FSHA, i
Postimi i Smajlat dhe komenti i Erkand Qerimajt

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga