Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda beratase e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda beratase e Partizanit
RIP

Në moshën 76-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta atleti i njohur Dhimitër Ilia. I njohur me nofkën "Taqo", ai ishte një figurë e spikatur sportive në qytetin e Beratit dhe në mbarë vendin.

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda beratase e Partizanit
Dhimitër Ilia

Ilia u bë i njohur fillimisht me ekipin e Tomorit, duke shkëlqyer në garat e 100 metrave. Më pas iu bashkua Partizanit, ku u shpall kampion për disa vite radhazi dhe përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Përveç rezultateve në pistë, ai kujtohet si një njeri me kulturë, modesti dhe respekt të madh në komunitet. Dhimitër Ilia mbetet një emër i paharruar në historinë e atletikës shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu