
Këtë të premte do zhvillohet dhe faza e fundit e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. Lidhur me këtë aktivitet sportiv Policia e Fierit ka njoftuar dhe masat e marra me qëllim garantimin e sigurisë si dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Si rrjedhojë do të kufizohet përkohësisht qarkullimi në disa segmente rrugore në qytetin e Fierit dhe zonat përreth.
Konkretisht: Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15;
Rruga Fier – Savër, nga ora 10:50 deri në orën 12:00;
Segmenti Savër – dalje në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00;
Rruga Levan – Qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia u bëri thirrje qytetarëve që tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe të shmangin lëvizjen në këto akse gjatë orareve të përcaktuara, për të mos penguar garën dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.