Të hënën është zhvilluar kampionati kombëtar për peshëngritjen, në të cilin kanë spikatur dy peshëngritësit Enkeleida Carja dhe Briken Calja.
Në prag të Europianit, Federata shqiptare është më e vendosur se kurrë për të marrë rezultate të mira në këtë turne madhor, ndërsa të dhënat që vijnë të dy sportistët tregojnë më së miri dëshirën e madhe për të përfaqësuar denjësisht vendin.
Kështu, Carja në kategorinë e femrave u shpall kampione në kategorinë 69 kilogramë, të cilën e përmbylli me rezultatet 100 kg në shkëputje dhe 123 kg në shtytje. Në bazë të këtyre rezultateve, ajo mori çmimin si sportistja më e mirë e aktivitetit.
Po ashtu, edhe Briken Calja shfaqi një nivel spektakolar. 36-vjeçari e mbylli me 156 kg shkëputjen dhe 186 shtytjen, duke konfirmuar rëndësinë e tij si aset në nivelin e peshëngritjes dhe të sportit shqiptar.
Ia vlen për t’u përmendur dhe ikona e shtangës Erkand Qerimaj i cili përtej moshës arrin t’u japë leksione rivalëve në kategorinë e peshave 88 kg.
