Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Paralizohet” Parisi para nisjes së Lojërave Olimpike, sulmohen linjat e trenave të shpejtësisë së lartë

Shkruar nga NEWSPORT
“Paralizohet” Parisi para nisjes së Lojërave Olimpike,
Foto ilustruese

Linjat e trenave të shpejtësisë së lartë në Francë janë vënë në shënjestër të sulmeve. Sipas mediave të huaja mësohet se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin linjave hekurudhore në Francë.

Ky akt sipas autoriteteve franceze ka ardhur me qëllim sabotimin e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Kompania shtetërore franceze e hekurudhave SNCF tha se ndërprerja ka prekur linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantikun, Veriun dhe Lindjen.  Ndër të tjera ata bënë me dije se qarkullimi në këto linja është i ndërprerë dhe si rrjedhojë disa trena do të duhet të devijojnë rrugën e tyre, ndërsa disa të tjerë duhet të  anulojnë plotësisht lëvizjen.

Ata theksuan se anëtarët e ekipit janë në vend për të mbikëqyrur riparimet, megjithatë, thanë se situata pritet të zgjasë gjithë fundjavën.

“Ne kërkojmë nga të gjithë udhëtarët që të shtyjnë udhëtimin e tyre dhe të mos shkojnë në stacion”, thuhet në deklaratë.

Qendra e Trenit Rémi Val de Loire ka thënë gjithashtu se linjat e tyre të trenave do të ndërpriten të paktën deri të hënën, pasi zjarri ka rënë pranë shinave në Courtalain në Francën veriore duke shkaktuar kështu ndërprerje për udhëtimin për në Paris.

Ndërprerjet vijnë vetëm disa orë para përfundimit të stafetës së pishtarit Olimpik dhe fillimit të Ceremonisë së Hapjes.

Ministrja franceze e Sporteve dhe Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, Amelie Oudea-Castera tha se ndërprerja e linjave të trenave është "një lloj sabotimi i koordinuar" dhe këto veprime dashakeqe nuk i bëhen thjesht Lojërave Olimpike, por vetë Francës. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga