
Dita e djeshme ka qenë edhe dita e parë e Kupës së Shqipërisë në Not. Notarët e Tiranës ishin ato që shkëlqyen në këtë start, duke vendosur rekorde në garën 4x100 katërnotim për femra.
Ami Fetishaj, Julia Xhako, Kaltra Meça dhe Liana Muka ishin notaret nga Tirana që ranë në sy në ditën e parë të Kupës së Shqipërisë në Not. Madje u vendos një rekord i ri në kohë, 5:00.19.
Postimi i Klubi Shumëportësh Tirana:
Pamje nga dita e parë e Kupës së Shqipërisë në Not!
Rekord i ri kombëtar për kategorinë e të Rejave dhe të Rriturave në garën 4x100 katërnotim për femra, vendosur nga notarët e Tiranës:
Ami Fetishaj
Julia Xhako
Kaltra Meca
Liana Muka
Me kohën e re rekord 5:00.19
Urime vajzave për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shumë suksese në vazhdim!