Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ndodh në volejbollin shqiptar, braziliania e Dinamos pezullohet nga aktiviteti, duhet të bëjë testin e gjinisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodh në volejbollin shqiptar, braziliania e Dinamos pezullohet nga
Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira

Volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj.

Sipas mediave, pas sinjalizimeve të ardhura nga ekipe rivale, Federata i ka kërkuar klubit të Dinamos që të kryejë një “test gjinie” për sportisten 32-vjeçare.

Ajo mësohet se nuk e ka pritur mirë këtë vendim, por së bashku me klubin është shprehur e gatshme t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të sqaruar situatën. Burime pranë FSHV-së bëjnë me dije se kërkohen teste të thelluara mjekësore, për të parë nëse mund të ketë pasur më herët ndonjë ndryshim gjinie.

Situata ka shkaktuar habinë dhe pakënaqësinë e sportistes, e cila është shprehur se ndihet e diskriminuar dhe e lënduar nga dyshimet që i janë ngritur. Për momentin, as Dinamo dhe as Federata nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet përfundimi i analizave për të marrë një vendim përfundimtar.

Deri në sqarimin e plotë të çështjes, Nayara Ferreira mbetet e pezulluar nga të gjitha aktivitetet sportive.

Braziliania ka një karrierë të gjatë ndërkombëtare, duke qenë pjesë e klubeve si BMB/Mackenzie, San Bernardo, Sesi, Pinheiros në Brazil, Gran Canaria në Spanjë, Kravole Pole në Çeki, LP Vampula në Finlandë, Vitoria dhe Kairos në Portugali, si dhe Al Ahly e Alula në Arabinë Saudite.

Këtë sezon, ajo u bashkua me Dinamon, në përvojën e saj të parë në Shqipëri, por është përballur me një situatë që nuk e ka hasur në asnjë prej vendeve ku ka luajtur më parë.

Poll

Lexo gjithashtu