
Atletja shqiptare Luiza Gega ka marrë vendimin drastik për të mos përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin evropian, i cili do të mbahet të martën në Slloveni. Ajo e ka sqaruar këtë vendim në rrjetet e saj sociale.
Madje Luiza shkon më tej, duke e konsideruar si skandal, pasi federata nuk është kujdesuar për ta. Ajo ndër të tjera thekson se ata duhet të udhëtojnë 20 orë me autobuz për të arritur në turne dhe nuk kanë uniforma. Kjo “goditje” vjen në trajtë direkte për kreun e Federtatës së Atletikës Izmir Smajlaj:
“Kur pashë me sa pak seriozitet ishte marrë vajtje në këtë aktivitet vendosa të tërhiqem sepse pjesa më e madhe e delegacionit do të shkonte me autobus. Pra duhet të bënte 20 orë rrugë dhe më pas të garonte. Mu rikthye vetja këtu e 20 vite më parë kur ka qenë hera e fundit me autobus.
S’ka asgjë të shkosh me autobus por është shumë e lodhshme. Rrugë rraskapitëse që një sportist ti marrë maksimumin garës. Ishte shumë zhgënjyese sepse në momentin e parë që presidenti erdhi tha që ‘gjëja e parë është mbështetja ndaj sportistëve se kam qenë sportist vetë.
Gjëja e parë që bën është të kthejë atletikën 20 vite prapa. Nuk ka blerë asnjë uniform. Uniforma e vetme që ne kemi patur janë para 2 vitesh, që trajneri im i bleu nga xhepi.
Kur një president vjen në krye duhet të bëjë një ndryshim dhe presidenti duhet të blejë edhe nga xhepi kur sështë mundësia me fondet e federatës. Një president këtë bënë: duhet të jetë gati për të mbajtur një federatë mbi supe. Jo çdo kush mund ta bëjë presidentin”.