
Një lajm që vjen nga Shqipëria për një gjeni të sportit të shahut nga Ukraina, Truskavets që ishte fitues i kampionatit botëror të shahut për moshën 10 vjeçare duke mundur kampionin në fuqi nga Rusia Roman Shogdzhiev që mori pjesë në këtë tournament si një lojtar neutral, raporton newsbomb.al.
Federata Ndërkombëtare e Shahut, FIDE, zhvilloi këtë konkurrim në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut, duke mbledhur bashkë 300 pjesmarrës nga 43 vende. Ky kampionat u zhvillua në datat 25-29 prill në qytetin e Durrësit.
Oleksii Nakonechnyi luajti kundër 11 kundërshtarëve, duke fituar 7 ndeshje dhe duke barazuar 4.
Bababi i Oleksii, Ihor Nakonechnyi i tha medias ukrainase se ai dhe djali i tij u dekurajuan fillimisht kur morën vesh se edhe lojtari rus do të ishte në tournament.
“Shumë njerëz na thanë: Mos shkoni, rusët do të jenë aty” tha ai në një intervistë. “U thashë: u kemi dhënë shumë deri tani ndaj duhet të shkojmë e tua marrim. Nëse nuk do të ishte për Oleksii, djali nga Rusia do të ishte i pari. Tani është i dyti”, raporton newsbomb.al.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, FIDE e përjashtoi Rusinë dhe ata me flamujt bjellorus të merrnin pjesë në eventet e tyre, por i lejoi që të ishin pjestarë nën flamurin e FIDE.
Sipas Ihor Nakonechnyi, stari rus i Shahut Roman Shogdzhiev që luajti nën flamurin e FIDE ishte favorit për të fituar tournamentin. “E dija që herët a vonë do ta takonim” tha ai.
“Ishim përgatitur për këtë takim prej shumë kohësh edhe psikologjisht edhe teknikisht. Besova deri në fund se do të fitonim.
Oleksii luan shah që prej 2021. Trajnohet online dy tre herë në javë. Babai, një ish balerin dhe i punësuar në Operan e Lviv, luan me djalin cdo ditë. “nëse ndokush beson se fëmijët luajnë dobët, më besoni, luajnë më fort sesa të rriturit. Kanë njohuri të freskëta dhe asgjë tjetër nuk hyn në mendjen e tyre, kanë një nivel të lartë” tha i ati.