
Dinamo ACC FC Nigeria, Verona, Vllaznia dhe Partizani janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të turneut “Eagle CUP”, që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, nën organizimin e FSHF-së, fondacionit “Albitsol”, Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
Në ndeshjet çerekfinale, Dinamo ACC FC Nigeria mposhti Dinamo City-n me rezultatin 2-0, ndërsa Verona u kualifikua më tej pas triumfit minimal ndaj Apolonisë 1-0.
Vllaznia dominoi ndaj Vorës dhe fitoi me rezultatin 3-0, ndërsa Partizani mposhti Atalantën 4-2.
Në gjysmëfinale, Dinamo ACC FC Nigeria do të përballet me Veronën, ndërsa Vllaznia me Partizanin. Skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen e madhe të turneut. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen sot në “Shtëpinë e Futbollit”.
Dinamo ACC FC Nigeria – Verona do të luhet në orën 18:30, ndërsa Vllaznia – Partizani në orën 20:00.
Rezultatet e çerekfinaleve:
Dinamo City vs Dinamo ACC. FC Nigeria 0-2
Apolonia vs Verona 0-1
Vllaznia vs Vora 3-0
Partizani vs Atalanta 4-2
Ndeshjet gjysmëfinale:
Dinamo ACC FC Nigeria vs Verona, 13.06.2025, “Shtëpia e Futbollit”, 18:30
Vllaznia vs Partizani, 13.06.2025, “Shtëpia e Futbollit”, 20:00