
Klubi Shumësportësh Elbasani
Elbasani vazhdon që përmirësohet edhe në sportet e tjera përveç futbollit. Së fundmi, klubi shumësportësh i Elbasanit është shpallur nënkampion i Shqipërisë në peshëngritje.
Gjithashtu, sportistët elbasanas shkëlqyen edhe në kampionatin e notit, i cili u mbajt në Durrës. Sportistët e rinj i dhanë elbasanit medalje ari, argjendi dhe bronzi, duke mbajtur lart emrin e qytetin në sport.
Një reagim ka patur edhe nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Ai vlerëson maksimalisht punën e klubit shumësportësh të qytetit dhe talentët e rinj.
“Elbasani është dhe do të mbetet një qytet që rrit talente dhe ngre lart emrin e sportit shqiptar”, shkruan kreu i Bashkisë së Elbasanit ndër të tjera.
Poll