Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

Chris Eubank Jr dhe Conor Benn rikthehen në ring, e gjithë vëmendja në stadiumin e Tottenham

Shkruar nga NEWSPORT
Chris Eubank Jr dhe Conor Benn rikthehen në ring, e gjithë
Chris Eubank Jr dhe Conor Benn

Chris Eubank Jr dhe Conor Benn do të përballen sërish më 15 nëntor në stadiumin “Tottenham Hotspur” në një përballje të shumëpritur, njoftuan organizatorët të mërkurën. Kjo është një ripërsëritje e duelit të prillit të kaluar në peshën mesatare, që nuk vlejti për titull.

Eubank fitoi ndeshjen e parë me vendim unanim të gjyqtarëve 116-112, duke sjellë kujtime nga përballja historike e 35 viteve më parë mes baballarëve të tyre, Chris Eubank Sr dhe Nigel Benn. Edhe ajo përballje u zhvillua në të njëjtin stadium në veri të Londrës.

Revista e njohur Ring Magazine, në pronësi të Turki Alalshikh, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, raportoi se marrëveshja u finalizua të martën. Ndeshja do të sponsorizohet nga “Riyadh Season” dhe do të mbajë emrin simbolik “Unfinished Business”.

Kompania “Sela”, që është pjesë e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), do të jetë promovuesi kryesor i eventit. Mendohet se kushtet e peshës do të mbeten të pandryshuara, ndërsa Eddie Hearn, promovuesi i Benn, konfirmoi: “Kthehemi te Spurs për hakmarrjen.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga