Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur! Në ring shfaqej si Skënderbeu, boksieri me vetëm 15 duele njofton dorëheqjen: Jemi patriota në TikTok

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur! Në ring shfaqej
Amarildo Bakaj

Amarildo Bakaj ka dhënë dorëheqjen nga boksi aktiv. Disi në mënyrë të papritur, boksieri lezhjan ka mbyllur karrierën e tij brenda ringut edhe pse është vetëm 26-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij modeste, lezhjani ka zhvilluar 15 ndeshje, duke i fituar të gjitha. Por vlen të theksohet se fitoret s’kanë qenë të një niveli të lartë, por Light Heavyëeight, 79-81 kilogramë.

Emri më i njohur që Bakaj ka mposhtur është ai i Francesco Morandi. Por ky i fundit ka vetëm 8 fitore gjatë karrierës sa tij, duke qenë i “apasionuar” pas humbjeve më tepër, sidomos me “knock out”.

Ndërkohë që boksieri lezhjan në postimin që shpjegon dorëheqjen e tij ka shprehur qartë mllefin. Ndër të tjera ai shkruan se në Shqipëri nuk ka patriotë të sportit, por vetëm nga ata patriotë të rrjetit social “TikTok”.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amarildo Bakaj (@amarildo_bakaj)

    

 

Poll

Lexo gjithashtu