Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Renditet krah boksierëve më të mëdhenj të botës, Nelson Hysa bën betimin e madh: Flamurin shqiptar do ta çoj atje ku e ka vendin

Shkruar nga NEWSPORT
Renditet krah boksierëve më të mëdhenj të botës,
Nelson Hysa

Nelson Hysa është shndërruar në boksierin më të rëndësishëm në elitën e këtij sporti, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë.

Këtë e tregon dhe renditja e përgjithshme e përditësuar, ku klasifikohen boksierët me arritjet më të mëdha në kontinentin botëror e ku Hysa mban vendin e 3-të me 24 ndeshje të luajtura dhe po kaq të tilla nokaut. 

Në një postim të bërë në rrjetin e tij social në Instagram, boksieri shqiptar shkruan se nëse do të përfaqësonte një tjetër shtet në këtë disiplinë, padyshim që do të merrte çmimin si kampion bote. Mirëpo, 41-vjeçari shprehet i bindur dhe betohet se flamuri i Shqipërisë do të shkojë atje ku e ka vërtetë vendin, pavarësisht "nënvlerësimeve" që i bëhen. 

POSTIMI:

"Kur je shqiptar, rruga drejt majës është gjithmonë më e vështirë.
Kam më shumë ndeshje se nr. 1 dhe nr. 2 bashkë.
Kam më shumë nokaut se nr. 1 dhe nr. 2 bashkë.
E prapë jam nr. 3.
Ndoshta po të kisha pranuar të hiqja dorë nga flamuri shqiptar,
po të kisha marrë një shtetësi tjetër,
sot do të isha duke luftuar për titullin kampion të botës.
Por unë nuk kam pranuar kurrë të heq dorë nga Shqipëria. 
Jam betuar që këtë flamur do ta çoj aty ku e ka vendin:
nr. 1 në botë. 
Shihemi shumë shpejt në ndeshjen e radhës, në një super event.
**A mendoni se flamuri shqiptar e meriton fronin e botës?"

 
Poll

Lexo gjithashtu