
Konferencë e Luciano Spallettit në prag të sfidës me Samporian do të niste me një minutë heshtje në nder të Gianluca Viallit, me vëmendjen që më pas do të kalonte te futbollit.
Tekniku i Napolit nuk e bën dramë humbjen me Interin, pasi thekson se skuada e tij po bën mirë në këtë kampionat, ndërsa nënvizoi se do të ketë 3-4 ndryshime në formacion për sfidën me Sampdorian.
“Që nga humbja në San Siro mësuam se mund të kishim 8 pikëmë shumë dhe në vend të kësaj kemi vetëm 5. Ajo që të gjithë thonë është e drejtë, një disfatë mund të qëndrojë, kampionati ynë është pozitiv. Ne duam të luajmë dhe të fitojmë edhe ndeshjet e vështira në mënryë që të fitojmë Scudetton. Sa i takon lojtarëve për ditën e nesërme, mund të them se do të ketë 3-4 ndryshime.
Në stërvitje pashë seriozitetin dhe profesionalizmin e duhur për të vazhduar punën tonë, nuk duhet të kënaqemi me renditjen dhe avantazhet ndaj të tjerëve. E përsëris ne duhet të luajmë kundër skuadrave të ndërtuara për të synuar Scudetton me të njëjtën vendosmëri për të arritur 3 pikët, gjë të cilën nuk e bëmë në Milano ndaj Interit”, ka theksuar Spalletti.