
Egnatia është ekipi fitues i edicionit 2022-2023 të Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit fitojnë trofeu ne tyre të parë në histori dhe barazojnë kështu në renditjen e përgjithshme ekipe si Skënderbeu dhe Apolonia.
Surprizë mund të themi për korçarët që në epokën e tyre të artë ku sunduan për një dekadë futbollin shqiptar, të kenë vetëm 1 Kupë të fituar. Për këtë, u pyet edhe vetë kapiteni i Skënderbeut të artë, Bledi Shkëmbi, tani analist në Oversport.
“Kupa zakonisht është në fund të sezonit kur ekipet kanë kaluar një sezon të lodhshëm. Ka shumë kohë dhe nuk është se mund të mbajmë mend ekzaktësisht pse nuk kemi fituar më shumë. Edhe Tirana ka humbur disa finale. Ndoshta dëshira nuk ka qenë edhe aq e madhe”, tha Shkëmbi.