
Inter do të përballet kundër Plzen ditën e nesërme në Champions League. Sfida që do të zhvillohet në “Doosan Arena” e vlefshme për raundin e dytë në grupe. Takimi që do të nisë në orën 21:00, do të jetë jetik për vazhdimësinë e Inter në Champions pasi humbi takimin e parë ndaj Bayern. Në grup ndodhet dhe Barcelona që këtë vit është tjetërsuar nga afrimet e verës.
Rreth këtij takimi ka folur në konferencën për shtyp trajneri Inter, Inzaghi duke treguar mënyrën e përgatitjes së ekipit dhe objektivat e tij. Tekniku italian i zikaltërve: “Jemi në një grup të fortë dhe kjo duket, ne provuam me Bayern por ata na ndëshkuan shpejt. Ka shumë ndeshje para por ne duhet të marrim pikët tona. Unë e kam ndarë se kush do të nisë në portë, por asnjë nga lojtarët nuk edi. Do ta mësojnë nesër para takimit. Ne kemi bërë vetëm 1 seancë stërvitore. Po analizojmë shumë kundërshtarin, kemi punar me këtë gjatë ditës”.