
FFK njoftoi se stadiumi “Fadil Vokrri” do mbyllet për rinovimin e fushës, deri në edicionin e ardhshëm. Në stadiumin e kryeqytetit luheshin të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare të klubeve lokale.
Jo vetëm Ballkani, por dhe përfaqësuesja e Kosovës pritet të luajë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Kukës Arena” plotësojnë kushtet e UEFA-s për tu luajtur të tilla ndeshje.
Kujtojmë se Ballkani dhe Viktoria Plzen do të përballen të enjten e 30 nëntorit, prej orës 18:45. Me mjaft interes pritet nga të gjithë sportdashësit, kjo sfidë që mund të vendosë shumë për fatet e grupit C në Conference League.
Poll