
Teuta vuan dhe jo pak kundër Partizanit. Durrsakët pësuan plot 4 gola nga të kuqtë në stadiumin “Niko Dovana”. Pas takimit ka folur trajneri Bledi Shkëmbi i cili u shpreh i pëkënaqur me mënyrën se si skuadra e tij u shfaq në fushë. Për mikrofonin e Oversport, tekniku korçar deklaroi:
“Nuk duhet ta bënim aq të thjeshtë për Partizanin. Gabuam shumë, sidomos në 3 golat e parë, në qendër të mbrojtjes. 3 gjuajte në portë, bëhet shumë e vështirë. Pavarësisht golit të parë, arritëm të barazojmë. Bëmë të njëjtat gabime.
Ambientimi i ekipit? Patjetër që duhet të përmirësohemi shumë. Nuk është për justifikim sot, kishim 3 mungesa të rëndësishëm. Për një skuadër si ne, është shumë. Janë lojtarë që kanë mbajtur goxha peshë. Vuajtëm mungesën e Beqjas dhe të Kotobellit. S’dua të them asgjë për portierin. Sot duhej që skuadra ta ndihmonte.
Çështje mosbesimi? Jo nuk mendoj që është çështje mosbesimi. Mendoj që ka qenë një rastësi. Mendoj që kemi gabuar shumë, ndaj dy skuadrave që kanë cilësi në sulm. Kjo është ajo që bën ndryshimin. Edhe ne ua kemi të lehtë. Ndryshimi është që kur gabon, edhe shënon. Vjen shumë shpejt ndeshja tjetër. Nga ana psikologjike duhet të jemi më mirë”, tha ai.