
Milan arriti të merrte një fitoe spektakolare ndaj Torinos në “San Siro”. Kuqezinjtë tirumfuan me shifrat 4-1 ndaj torinezve. Një fitore ku Olivier Giroud arriti të shnëonte dy gola, të dy me penallti.
Pas kësaj përballjeje, sulmuesi francez do të shprehej shumë i lumtur për golat dhe fitoren, ndërsa theksoi gjithashtu se Milan këtë sezon synon titullin kampion dhe Champions League.
“Kam pasur fatin këtë mbrëmje që kam pasur dy penallti, por nuk është kurrë e lehtë t’i vendosësh ato në rrjetë. Djemtë punuan shumë, ne mund të kishim shënuar më shumë gola dhe jam shumë i kënaqur me shpirtin e ekipit dhe me efikasitetin që ishim.
Ambicia është të bëjmë atë që bëmë dy vjet më parë! Shpresojmë të luftojmë deri në fund me këtë frymë për Scudetton. Ne nuk duam të fshihemi, janë pesë ose gjashtë ekipe që mund ta bëjnë këtë. Ky është vetëm fillimi, kështu që të gjithë qëndrojnë të qetë, por ne ndihemi shumë të sigurt me atë që po bëjmë në fushë.
Mendoj se këtë herë mund të luajmë si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa duam të bëjmë mirë edhe në Kupën e Italisë. Tani kemi shumë lojtarë që janë gati dhe ka të paktën dy opsione për çdo rol, ndoshta edhe tre, kështu që ka konkurrencë të mirë dhe kjo e ngre nivelin”, ka deklaruar giroud për “Sky Sport Italia”.