Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sfida ndaj CFR Cluj në Conferencë, HYSAJ: Duam trofeun, personalisht po përmirësohem

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj CFR Cluj në Conferencë, HYSAJ: Duam trofeun, personalisht

Lazio do të sfidojë ditën e nesërme CFR Cluj duke nisur që nga ora 21:00, takim i vlefshëm për fazën me eliminim direkt në Conference League.

Në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp ishte i pranishëm lojtari i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili u ëhstë përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve.

Ku dëshiron të arrijë Lazio me Ligën e Konferencës? “Ne duam ta fitojmë atë, ne mund ta bëjmë dhe të gjithë lojtarët duan një trofe shtesë në vitrinën e tyre.”

Si po shkon këtë vit? “Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund.”

Çfarë ndeshje prisni? “Ne kemi parë disa video se si ata luajnë. Kanë diku te 3 ose 4 lojtarë që bëjnë diferencën. Ne nuk duhet t’i lejmë hapësira.”

Ju mungon diçka si skuadër?  “Ne jemi një skuadër e madhe dhe një grup i madh. Mentaliteti ynë duhet të përmirësohet, ne luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë na duhet të rigjejmë energjitë tona fizike dhe mendore.”

Egnatia apo Vllaznia, cili ekip do të shpallet kampion për sezonin 24/25 të Superiores?

  • Egnatia
  • Vllaznia

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga