
Serie A do të zhvillojë sot dy sfidat e fundit për javën e 11-të. Vëmendja është përqendruar tek takimi mes Cremonese dhe Sampdorias, për faktin që javë të vetmet ekipe në kampionat që nuk njohin fitore.
Një takim që pritet të jetë i luftuar pasi në kampet respektive nuk e kanë provuar ende shijen e një 3-pikëshi. Trajneri i Sampdorias, Dejan Stankovic ka marrë frenat e ekipit për të bërë të pamundur që të shpëtojë sezonin e gjenovezëve. Në anën tjetër trajneri Massimiliano Alvini, do të përpiqet të rikthej entuziazmin në ekip.
Sfidat e sotme:
Cremonese - Sampdoria 18:30
Sassuolo - Verona 20:45
Formacionet zyrtare:
CREMONESE (4-2-3-1): Carnesecchi; Aiwu, Bianchetti, Lochoshvili, Valeri; Meite, Ascacibar; Sernicola, Pickel, Okereke; Dessers Trajner: Massimiliano Alvini
SAMPDORIA (4-2-3-1): Audero; Bereszynski, Amione, Colley, Murru; Rincon, Verre; Pussetto, Sabiri, Djuricic; Kaputo Trajner: Dejan Stankovic