
Janë mbyllur 6 takime të vlefshme për javën e 29-të në Serie A. Roma ka marrë tre pikë të rëndësishme duke fituar në transfertë ndaj Torinos me rezultatin minimal 0-1. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Paolo Dybala në minutën e 7 nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjithashtu Verona ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Sassuolos së Bajramit me rezultatin 2-1. Golin e parë e shënoi Sassuolo me Harroui në pjesën e parë. Por në fundin e ndeshjes vendasit kthyen gjithçka përmbys me Ceccherinin dhe Gaich në të 95-tën që i dhanë fitoren Veronës.
Më herët Udinese barazoi në shtëpi më Monzën 2-2. Gjithashtu dhe Fiorentina ndau 1 pikë me Spezian pas barazimit 1-1. Atalanta mori një humbje shokuese në shtëpi përballë Bolognas, e cila fitoi 0-2. Sampdoria humbi sërish 2-3 ndaj Cremoneses.
Në orën 20:45 do të luhet në “Olimpico” Lazio-Juventus.
REZULTATET:
Udinese-Monza 2-2 (Lovric 18’, Beto 90+2’/ Colpani 48’, Rovella 56’)
Fiorentina-Spezia 1-1 (Wisniewski 25’ a.g./ Nzola 32’)
Atalanta-Bologna 0-2 (Sansone 49’, Orsolini 86’)
Sampdoria-Cremonese 2-3 (Leris 15’, Lammers 66’/ Ghiglione 35’, Lochoshvili 85’, Sernicola 90+5’)
Torino-Roma 0-1 (Dybala 7’ pen.)
Verona-Sassuolo 2-1 (Ceccherini 84' Gaich 90+5'/Harroui 34')