
Romelu Lukaku ende beson në Scudetto, dhe qëllimi i tij për vitin 2023 është të bëjë gjithçka që Interi të fitojë" dhe të qëndrojë te zikaltërit. Sulmuesi belg, i shitur te Chelsea për 115 milionë në verën e 2021, foli në kuader të rifillimit të kampionatit dhe Inter-Napoli në një intervistë për Sky.
“Për sa kohë që një skuadër nuk e ka ngritur trofeun akoma, gjithçka është e mundur. A e besoj? Gjithe kohes. Për të luajtur futboll, duhet të besoni në të pamundurën. Nëse njerëzit thonë se është e pamundur për ne, le të shohim në fund të sezonit ekipin që do të ngrejë trofeun dhe do të jetë kampion. Tani askush nuk ka ngritur, jemi akoma aty, kanë mbetur edhe 6 muaj. Kampionati përfundon më 6 qershor.
Spalletti është vërtet i fortë, ka bërë një punë të shkëlqyer, duhet ta themi. Ata kanë lojtarë vërtet të fortë, unë kam qenë jashtë dhe kam parë shumë lojëra të tyre. Napoli është në një moment të mirë. Ata janë të parët në renditje. Kemi respekt por jo frikë".
Për sa i përket marrëdhënies me Interin mendoj se keam tifozët më të mirë që kam takuar ndonjëherë, sepse na mbështesin edhe në momente të vështira. Mendova se ata ishin akoma të zemëruar me mua sepse u largova, por mirëpritja e tyre ishte një surprizë.
Shumë e dinë që e kam Interin në zemrën time, edhe sikur të largohesha, kisha folur për këtë me disa shokë të skuadrës. U thashë atyre të vërtetën për shkaqet. Tani shpresoj të qëndroj. Do të bëj gjithçka për Interin, tani gjithçka që më mbetet është të jap gjithçka me pjesën tjetër të ekipit për të fituar. Dhe pastaj do të shkojmë të flasim...” për situatën me Chelsean.