
Milani ka mohur deklaratën e presidentit të tyre, Paolo Scaroni. Numri një i kuqezinjve në një deklaratë për mediat ditën djeshme u shpreh se në skuadër ka lojtarë që janë infektuar me Covid-19.
Në një postim në faqen zyrtare klubi konfirmon zyrtarisht se pas testeve të bëra nuk rezulton asnjë lojtarë apo pjesë e stafit të infektuar. Siç duket presidenti i klubit nuk është i mirëinformuar për gjendjen e futbollistëve, ose klubi nuk dëshiron të bëjë publike rastet e lojtarëve të tyre.
Kuqezinjtë janë rikthyer prej disa ditësh në stërvitje dhe po punojnë në mënyrë individuale duke respektuar masat e vendosura nga Qeveria italiane. Klubet në Serie A janë në pritje të vendimit final se ccfarë do të ndodhë më këtë sezon dhe kur do të rinisi sërish kampionati italian.
"AC Milan raporton se, bazuar në testet mjekësore të kryera deri më tani te lojtarët dhe stafi i Ekipit të Parë të pranishëm në Milano, nuk ka pasur ndonjë raport pozitiv të rastit nga Covid-19.
Ekipi do të vazhdojë programin teknik individual në Milano. Në të njëjtën kohë, kontrolli mjekësor do të përfundojë për të gjithë lojtarët që do të jenë në dispozicion të trajnerit dhe stafit të tij në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit.