
Në serialin "Të gjithë për një" të Prime Video kushtuar kombëtares belge të futbollit, qendërsulmuesi Romelu Lukaku foli për rikthimin e tij te Interi. Kujtojmë që Lukaku u kthye në formën e huazimit te zikaltërit një vit pas transferimit të tij te Chelsea për më shumë se 100 milionë euro.
“Kam kaluar një kohë të mirë në Chelsea sezonin e kaluar, por e dija që nëse nuk shkonte mirë, unë ende kisha Interin. Kur nënshkrova sërish me zikaltërit, e dija se vendi im ishte këtu. Unë e marr seriozisht këtë klub. Unë dua të jap maksimumin tim dhe më të mirën time për këto ngjyra. Të jesh i inkurajuar është gjëja më e mirë që ekziston.
E ardhmja? Do të shohim, unë jetoj dita-ditës. Nuk ndihem nën presion, duhet vetëm të marrë një vendim. Kjo është e gjitha", është shprehur Lukaku