Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rama publikon fotot, si do të duket Akademia e Manchester City-t në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
Rama publikon fotot, si do të duket Akademia e Manchester City-t në

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto të projektit të ndërtimit të Akademisë së Manchester City në qytetin e Durrësit.

“Projekt ideja e Akademisë së Manchester City-t në Durrës”, shkruan Rama  në “Facebook”.

Ky projekt u zbulua për herë të parë nga kryeministri Edi Rama gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku madje u firmos edhe marrëveshja ku ishte e pranishme ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

Asoj kohe kryeministi tha se projekti nuk do të jetë thjesht një stadium, por një qendër me atraksione që do e kthejnë Durrësin në një destinacion të talenteve të reja.

“Nuk është thjesht një stadium, por qendër e re e qytetet ku synimi është te kemi kushtet optimale për të pasur një qendër plot jetë 24/7, ku të këtë atraksione për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë Durrësin. Do të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai në Korçë, kemi pasur 3 alternativa interesante por për të zgjedhur vetëm njërën prej tyre. Dua të uroj të gjithë ata që morën pjesë, veçanërisht finalistët që i angazhuan kohë këtij projekti, miqtë që kanë pranuar ftesën tonë për të na ndihmuar në këtë vendimmarrje”, tha Rama.

Cila prej skuadrave të Superiores ka bërë merkaton më të mirë deri më tani?

  • Egnatia
  • Vllaznia
  • Dinamo
  • Partizani
  • Elbasani
  • Bylis
  • Teuta
  • Tirana
  • Vora
  • Flamurtari

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga