Sebino Plaku është pjesë e stafit teknik të Tiranës. Dikur, sulmuesi i njohur provonte emocionet duke shënuar me fanelën bardheblu. Ndërsa tashmë po jep kontributin e tij në “ekipin” e Orges Shehit.
Tirana luajti kundër Egnatias, një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e kampionatit. Bardheblutë fituan 2-1 dhe pikërisht Plaku ka postuar në rrjetet sociale çaste nga ai takim emocionues.
Deri në minutat e fundit, përballja ishte e luftuar. Por, në fund ishte Tirana që doli me kokën lart nga “Elbasan Arena”. Për këtë ish-sulmuesi shkruan: “Çfarë ndjenje”.
[caption id="attachment_689040" align="alignnone" width="741"] Postimi i Plakut[/caption]
Poll