
Kristjan Asllani ishte protagonist në fitoren minimale të Interit përballë Romës. Mesfushori i talentuar shqiptar dhuroi një top fantastik për Dimarcon i cili më pas asistoi për golashënuesin Marcus Thuram. Pas ndeshjes, ai mori komplimentat e skuadrës dhe dha prononcimin e tij për mediet italiane.
“Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Dimarcos edhe më pas erdhi goli i Thuram. E zotëruam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu.
Si grup jemi gjithmonë bashkë, Çalhanoglu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do të vijnë. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë”, deklaroi Asllani.