
Etrit Berisha është padiksutim një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, i cili me kontributin e tij ia ka dalë të ndihmojë kuqezinjtë drejt rezultateve pozitive. Sot është një ditë e veçantë për gardianin e portës.
Berisha feston 35-vjetorin e tij të lindjes dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë si të mungojnë urimet. Një prej tyre vjen nga FSHF-ja që i uron suksese portierit që është nën kontratë me Empolin në Serie A.
35-vjeçari ka qenë një prej protagonistëve kryesorë në Euro 2016 dhe në kualifikueset e Euro 2024. Gjithashtu me fanelën e kombëtares ka luajtur 80 ndeshje, teksa në 21 sfida ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.
“8️⃣0️⃣ ndeshje me Kombëtaren ⚫, 2️⃣1️⃣ herë kapiten, pjesë e suksesit në kualifikimet në #Euro2016 dhe #Euro2024, Etrit Berisha sot feston ditëlindjen dhe familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë!
Gëzuar ditëlindjen Etrit!”, ka shkruar FSHF.